Programi i së Mërkurës në Festivalin e Resë nis që në mëngjes në orën 10:00 tek Shkolla e Baletit me një Workshop nga Tomorr Kokona “Audicioni dhe Puna si Kërcimtar në Europë”.

Ky workshop është për të rinjtë, kërcimtarë e sapo të diplomuar dhe prindërit e tyre, mësuesit, koreografët dhe këdo që do të donte të mësonte rreth audicioneve të kërcimit dhe punës si kërcimtar në Europë. Tomorr Kokona është një këshilltar artistik, koreograf, regjizor dhe producent kulturor. Ai ka një karrierë 30 vjecare në artet performuese dhe industrinë kreative. Ai ka patur role si kërcimtar soloist, koreograf, actor, regjizor i lëvizjes dhe menaxher zhvillimi profesional në Institucione të ndryshme në Europë. Ky workshop do të jetë I ndarë në dy pjesë (ditë). Pjesa e parë “Para Audicionit”do të ndodhë të Mërkurën, datë 23 Maj dhe pjesa e Dytë “Pas Audicionit”, ditën e Premte, datë 25 Maj, duke filluar në orën 10:00, përsëri tek Shkolla e Baletit.

Pasditja në Re do të sjellë një performancë Kërcimi nga Ansambli i Valleve Folklorike Debrecen nga Hungaria, “Hajdu Folk Dance”. Ansambli 65 vjeçar, përbërë ndër vite nga 8630 valltarë, (aktualisht aktivë 14 valltarë), ka si qëllim ruajtjen dhe prezantimin e vlerave kombëtare të valleve folklorike. Koreografitë janë bazuar në koleksionin e Akademisë së Shkencave Hungareze. Ansambli gjithashtu ka përshtatur disa herë folklorin tradicional hungarez. Valltarët performojnë me kostume autentike hungareze, shoqëruar nga muzika e tyre tradicionale.

Muzika dhe vallet interesante të sjella nga Hajdu Folk Dance, do t’I lënë vend artistit tonë Anri Sala me “Take Over (2017) dhe Mixed Behavior Reloaded (2018), dy vepra të sjella për Renë nga HARABEL, një platformë e artit bashkëkohor me qendër në Tiranë.

Pika e nisjes koceptuale të Take Over janë dy krijimet e njohura muzikore, të ndërlidhura në mënyrë të pandashme me historinë kulturore dhe politike: La Marseillaisel dhe Interantionale. Take Over e bën të ndjeshme këtë lidhje të afërt të këtyre dy himneve politike dhe përmes ndjekjes së afinitetit muzikor të tyre kërkon të zbulojë gjurmë të kuptimit historik.

Mixed behavior Reloaded, në bashkëpunim me DJ Minimim, është i bazuar në reminishencën e veprës së mëparshme të artistit Mixed Behaviour, vepër e cila përmes lojës së imazhit dhe tingullit të krijuar nga një DJ, ndërlidhur me zhurmat përrethëse të qytetit, sjell disa nga temat më të rëndësishme të hulumtimit artistik të Salës, përfshirë këtu një lojë të ndërsjellë mes dritës dhe errësirës, të dëgjuarit dhe të parit, reales dhe të projektuarës.

Top Channel