Rrjedha e fuqishme e lumit Erzen ka vështirësuar në maksimum gjetjen e trupit të Xhorxhi Seferit, polumbarët e Reneas janë në ditën e 4 të kërkimeve.

Shtegu për në shpellën e Pëllumbasit është një terren tejet i vështirë…. Për të mos humbur, turistët kanë vendosur rrugës edhe shenja ndërsa banorët thonë se rasti fatkeq i 20-vjeçarit nuk është incidenti i parë pasi edhe persona të tjerë janë dëmtuar. Kërkimet po i ndjek nga afër edhe vëllai i Xhorxhit.

“Ditën e ngjarjes i tha mamit do ikte me shokët këtej për piknik, ka qene me disa shokë, ai është fut me u la, shoku që u fut me ndihmu shpetoi, ai i kishte qef kto sportet edhe fotot vec ne male i ka kshu vendesh”, rrëfen vëllai i tij.

Forcat xheniere devijuan edhe një pjesë tjeter e lumit, me qëllim uljen e nivelit të ujit në disa pellgje , ku mund të ketë mbetur trupi. Por në qëndër të fshatit Pëllumbas gjendet edhe një zyrë për orientimin e turistëve.

“Kjo ishte një fatkeqesi pasi ky grup nuk ka ardhur për të marrë guidë që është e nevojshme si për rrugën apo orientim pasi kamionet e Erzenit janë të mrekullueshme por mund të ketë rrezik afrimi pranë lumit”, thonë nga zyra.

Në këtë zyrë turistet mund të pajisen me veshjen e duhur mbrojtëse apo kutinë e ndihmës mjekësore.

 

A post shared by Top Channel (@topchannel_news) on

Top Channel