Të mashtruarit nga ndërtuesi: Na morën tokën, pallati mbeti në mes

22/05/2018 19:41

Zamir Dibra dhe Xhevdet Quku janë pronarët e tokës ku po ngrihej pallati me të cilin ndërtuesit Rapush dhe Vjollca Hoxholli të arrestuar pak javë më parë mashtruan disa persona duke u shitur të njëjtin apartament.

Para ndërtesës së mashtrimit, dy pronarët pasi bënë një denoncim ne prokurori thyen heshtjen duke folur mbi tokën që siç thonë ua zhvati çifti Hoxholli pa u dhënë asgjë në këmbim për pronën e tyre. Ata jetojnë me qira që e paguajnë vetë, në pritje të apartamenteve do të merrnin në këmbim të tokës, në objektin e mbetur përgjysmë.

“Kanë 10 vjet që na mashtrojnë, shkuam në prokurori dhe sot kjo i çoi peshë dhe erdhën këtu që të vazhdojnë punimet. Ishalla po e mbarojnë pallatin, por unë s’kam besim”, shprehet Zamir Dibra.

“Duam nga drejtësia të na japë zgjidhje. Duam shtëpi”, shprehet Xhevdet Quku.

Ndaj çiftit të bashkëshortëve Hoxholli që u arrestuan në 8 maj dhe po ndiqen në gjendje të lire për shkak të moshës është ngritur akuza e “Mashtrimit” ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim edhe një 28-vjeçar në Tiranë, i cili dyshohet si pjesë e kësaj skeme mashtrimi ku e njëjta banesë u shitej disa personave.

Top Channel