Strazimiri: Vetëm me luftë kundër krimit e drogës hapen negociatat

22/05/2018 14:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi në një dalje për mediat se ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe kjo rrugë, sipas tij, është lufta kundër krimit dhe drogës.

“Për të mbrojtur veten dhe vëllezërit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare. Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin hodhi mashtrimin e radhës për drogën e Maminasit. Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij”, deklaroi Strazimiri.

“Partia Demokratike nuk është Rilindja. Ndryshe nga Edi Rama dhe Rilindja, droga për ne është kanceri që po vret Shqipërinë. Ka vetëm një rrugë për hapjen e negociatave: luftë kundër krimit e drogës. Shqipëria nuk mund të sakrifikohet për Habilajt, Tahirin, vëllezërit Xhafa e Rama. Ftojmë shqiptarët të bashkohen të shtunën, në 26 maj, ora 11:00 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar nga krimi i lidhur me këtë qeveri, për drejtësinë e barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Evropa”, shtoi deputeti demokrat.

Top Channel