Spahiu: Dyfishohet detyrimi i shtetit ndaj biznesit, Rama ka 4 vjet që justifikohet

22/05/2018 10:16

Përparim Spahiu, deputeti i LSI-së në komisionin e ekonomisë thotë se FMN jep sërish alarmin për dyfishim të të detyrimit që shteti i ka bizneseve. Në një status në Facebook ai thotë se kjo qeveri “katër vite justifikoi vehten se kishte borxhe e lante borxhe”.

“Rritje pagash s’kemi, rritje pensionesh jo e jo, investime direkte nuk bëhet fjalë, as Status Minatori, as rrugë të reja, as mirëmbajtje të të vjetrave, dhe shkollat keni filluar me PPP”, shkruan Spahiu.

Top Channel