Protestë para ministrisë së Brendshme për Enea Ftojin, policia ndalon tubimin

22/05/2018 12:06

Pesë ditë nga vdekja e 27-vjeçarit Enea Ftoj në komisariatin e Korçës, sot “Lëvizje Egjiptiane” dhe ajo “Rome” po zhvillon një protestë që ka filluar në orën 11:00 përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Protesta është paralajmëruar të zgjasë 3 orë. Por duket se policia e Tiranës nuk e ka lejuar zhvillimin e këtij tubimi.

“Menduam të protestojmë sot për të reaguar ndaj një padrejtësie të madhe, diskriminimi të hapur që dhunon të drejtën e jetës. Duke qenë se drejtoria e policisë nuk na dha leje, ne në emër të gjithë qytetarëve duhet t’u kërkojmë ndihmë institucioneve përgjegjëse për drejtësi. I bëjmë thirrje ministrisë së Brendshme të marrë masa ndaj punonjësve të komisariatit të policisë Korçë që dhunuan Enean Ftoj”, tha një përfaqësues i tyre.

Top Channel