Përfituan 200 mijë euro duke premtuar punë, në pranga çifti i bashkëshortëve

22/05/2018 10:37

Një çift bashkëshortësh ishin shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi kishin mundur të merrnin në total një shumë prej 200 mijë eurosh.

Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe e shoqja, Migena Kajolli, 27 vjeçe nga Dërmënas i Fierit, kanë mashtruar “persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro”.

Ndaj tyre Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Top Channel