Një kineze ‘mahnit’ Fassonen, vjen për të shpëtuar Milanin?

22/05/2018 00:38

Gjysma e Milanos, ajo zikaltër është në festë pas sigurimit të pjesëmarrjes në Champions, ndërsa pjesa kuqezi duhet të mjaftohet me Europa Leaguen, pas një sezoni të nisur shumë keq.

Gjithsesi Milani duket se po vijon punën për të gjetur mundësi të reja bashkëpunimi dhe për të krijuar një soliditet financiar, që do ta ndihmojë të rikthehet aty ku e ka vendin, mes më të mirave të Europës.

Së fundi kuqezinjtë kanë nënshkruar një partneritet me grupin kinez Zicheng Enterprise Group Investment, ndërsa për ta konkretizuar këtë marrëveshje, ka qenë në Milano Wen Xioaoting.

Kjo e fundit është vajza e presidentit të grupit që zotëron edhe skuadrën kineze të futbollit, Guizhou Hengfeng, ndërsa në fjalën e saj zyrtare pas nënshkrimit të marrëveshjes, duket se ka ‘mahnitur’ edhe Marco Fassonen.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel