Ndjehet keq teksa pret autobusin, policia bashkiake ndihmon studenten

22/05/2018 10:05

Një studente e fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk është ndjerë mirë teksa ndodhej në terminalin e autobusëve të jugut në sheshin “Shqiponja”.

Menjëherë efektivët e Policisë Bashkiake të cilët ishin me shërbim në atë zonë dhanë ndihmën e parë për vajzën, ndërkohë që lajmëruan shërbimin e ambulancës nëpërmjet sallës operative e cila e transportoi më pas për në spital.

Prej tre vitesh Policia Bashkiake i është nënshtruar një reformimi të thellë duke rikthyer besimin e qytetarëve tek ajo. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.

Top Channel