Dieta e supermetabolizmit është një sistem ushqyerje për dobësimin. E krijuar nga Haylie Pomroy, nutricioniste, dieta është bërë e famshme falë prezantimit në televizion nga Dr. Oz.

Siç thotë Pomroy, dieta nuk ka të bëjë vetëm me dobësimin si kulturë estetike por dhe një terapi ushqimi për personat e prekur nga sëmundjet kronike dhe obeziteti patologjik.

Kjo dietë ndahet në tre faza ku secila parashikon ushqime të ndryshme, por të shëndetshme, për të përshpejtuar metabolizmin. E rëndësishme është të kesh dhe aktivitet.

Faza e parë (e hënë-e martë)
Shumë karbohidrate, sidomos fruta. Qëllimi i kësaj faze është ‘relaksimi’ i organizmit, pra, të ndryshojë aftësinë e vazhdueshme për të mbledhur yndyrna në inde dhjamore, si formë mbrojtëse nga uria e mundshme. E nevojshme është të keni një punë intensive kardiovaskulare, por vetëm në një nga këto dy ditë.

Faza e dytë (e mërkurë-e enjte)
Shumë ushqime proteinike dhe perime. Pasi organizmi relaksohet, është gati për të hyrë në mënyrën e konsumit optimal të yndyrnave dhe për ta bërë këtë është e nevojshme të merret sasi e madhe lipidesh por dhe karbohidratesh. Aktiviteti fizik foksuohet tek muskulatura dhe zhvillimi i forcës. Mos harrojmë që muskujt djegin sasi të madhe yndyrnash.

Faza e tretë (e premte-e shtunë-e dielë)
Të gjitha ushqimet e përmendura më sipër, dhe vaj i cilësisë së mirë. Ky është momenti ku ndodh rritja metabolike, dhe ndryshe nga sa mendohet, në këtë fazë këshillohet aktivitet fizik i qetë si pilates apo joga, madje dhe masazhi konsiderohet “ushtrim fizik” i përshtatshëm për fazën e tretë.

Gjatë tre fazave të dietës mund të konsumohen lirisht të gjitha llojet e erëzave, çajrave, pa sheqer, salsë domate, tamar, xhinxher i freskët, supë vici ose pule dhe stevia për embëlsi.

Top Channel