Ata ishin çifti fitues i “Big Brother 9”, në të cilin u njohën, dashuruar dhe madje edhe u martuan.

Është fjala për Danjelin dhe Fotininë. Por a janë më bashkë çifti simpatik?

Një natë më parë, Danjeli i befasoi të gjithë duke publikuar një “Insta Story”, ku shkruante se martesa e tyre është ndërprerë.

“Janë disa arsye përse unë dhe Fotini kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje duke gëzuar respekt për çdo të mirë dhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht për njëri-tjetrin”, shkroi Danjeli në “Insta Story”.

Por e kontaktuar nga “Pop Culture”, Fotinia ka thënë krejt të kundërtën. Ajo ka thënë se ata vazhdojnë të jenë bashkë, madje janë duke përgatitur ceremoninë e dasmës në muajin shtator.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel