Foto ilustruese

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të martës në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit.

Shtetasja L.K, 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë është përplasur nga një automjet. E plagosura është nisur me shpejtësi për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Shtetasi Hysen Shehu, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Top Channel