Edhe një tjetër javë që i përket Unikkatil!

Për tre javë rresht, Unikkatil nuk lëshon kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Fansat e reperit të dashur të publikut shqiptar duket se nuk kanë ndërmend ta lënë Unikkatil të mposhtet nga kreu i listës, duke e votuar vazhdimisht në topawards.top-channel.tv

Projekti i tij muzikor, “Ni Milion Rrugë”, ka 5 javë që është bërë pjesë e “The Top List”, ku për tre javë qëndron e para e listës.

Ndërkohë që i është rikthyer koncerteve “live” dhe po shijon suksesin e këngës së tij më fundit, Unikkatil ende nuk ka bërë me dije nëse po punon për ndonjë prurje të re.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, duket se me ardhjen e stinës së verës, artistët po luftojnë për atë që do të quhet hiti i verës 2018. 13 projekte të reja i janë shtuar klasifikimit këtë javë, duke lënë jashtë saj disa projekte që për një kohë të gjatë ishin pjesë e listës.

Top Channel