Nuk janë të pakta rastet kur autobusët urbanë shihen duke qarkulluar me shpejtësi në kryeqytet.

Një qytetar ka dërguar në “Ti raporton” pamjet pas një aksidenti të shkaktuar nga një autobus i transportit publik pranë rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. Siç raporton qytetari, autobusi e ka goditur automjetin në pjesën e pasme, duke rrezikuar jetën e familjes që po udhëtonte në të.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia e ka gjetur fajtor për shkelje të rregullave të qarkullimit drejtuesin e autobusit.

Nuk janë të rralla rastet kur autobusët e transportit publik bëhen burim aksidenti, pasi duke qarkulluar me shpejtësi përplasin qytetarë me biçikletë, por ka pasur raste kur janë përplasur edhe me autobusë të linjave të tjera.

Top Channel