Protagonistët e sezonit të Interit, nga “i zhdukuri” te Skriniar e Icardi

21/05/2018 15:11

Gjithçka përfundoi dhe me sukses. Një sukses që ka ndezur të tepërmi entuziazmin e zikaltërve të Interit, por edhe tifozët e tyre. Për lojtarët, gjithsesi, nuk do të jetë një e ardhme e afërt e njëjtë.

Disa do të zhvendosen të luajnë sërish, por këtë herë në tokën ruse (Botërori), disa të tjerë s’do të heqin telefonin nga dora, në pritje të asaj se çfarë do t’iu komunikojnë agjentët e tyre, ndërsa vetëm disa do të mund të shijojnë pushimet.

Sezoni i zikaltërve ka qenë i denjë për një film me skena të papritura, me goditje dhe suksese aty ku nuk parashikoheshin, një film ku protagonistët shpesh janë alternuar e shpesh janë eklipsuar. Por, le të marrim 10 më të spikaturit, në rend ngjitjeje sa i përket kontributit të dhënë gjatë këtij sezoni me Interin.

 

FOTO GALERI
1/10
Dalbert, “mister 20 milionshi” i zhdukur - U desh një verë e tërë për ta ndjekur, një vjeshtë për ta testuar, e më pas dimri e pranvera që të zhdukte gjurmët. I paguar 20 mln euro plus shpërblimet dhe një përqindje të caktuar nga rishitja, ai përfundoi në stol e jashtë tij ndonjëherë, duke ngritur shumë dyshime mbi investimin e bërë ndaj tij. Viti i ardhshëm do të jetë më shumë impenjues, a do të mund të rikthehet?

Top Channel