Ahn Jung Hwan, sulmuesi i Koresë së Jugut që u bë i famshëm me “Golden Goal”-in e tij ndaj Italisë në Botërorin e vitit 2002, do të jetë pjesë e futbollistëve legjendarë në video-lojën “Pro Evolution Soccer 2018”.

Ish-futbollisti u bë i famshëm sepse pas këtij goli, klubi italian në të cilin luante, Perugia, e përzuri nga skuadra.

Gjithashtu, PES ka njoftuar se legjendave do t’i bashkohet edhe një tjetër ish-futbollist aziatik. Bëhet fjalë për japonezin Tsuyoshi Kitazawa, mesfushor i cili ka luajtur 58 ndeshje me kombëtaren.

Top Channel