Borxhet e kumarit, vetëm një kompani nuk pagoi 17 mln euro taksa

21/05/2018 19:35

Ndonëse në vite qeveria ka falur miliarda lekë borxhe për industrinë e naftës dhe atë të kumarit, ato vazhdojnë të mos paguajnë të gjitha taksat duke krijuar detyrime të reja ndaj shtetit. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se në fund të muajit të kaluar, borxhi I bizneseve ndaj shtetit ishte 1 miliardë dollarë.

Nga kjo shifër 40 për qind ose rreth 400 milionë dollarë janë borxhe që i kanë vetëm 10 biznese, ku bëjnë pjesë dy kompani shtetërore kesh dhe oshe si dhe 8 kompani private, kryesisht në fushat e naftës, ndërtimit dhe kumarit.

ARMO dhe kompanitë e lidhura me të zënë pjesën dërrmuese me mbi 130 milionë euro. Kompania Efor në fushën e tregtisë ka 20 milionë dollarë, ndërsa Top Bast, një kompani bastesh ka 17 milionë dollarë detyrime të papaguara në shtet.

Nafta dhe kumari janë dy nga industritë me abuzimet të mëdha fiskale për shkak të informalitetit të lartë, por edhe lidhjeve që bizneset e këtyre sektorëve kanë me pushtetin.

Duke shfrytëzuar këto lidhje, shumë biznese të këtyre dy sektorëve, jo vetëm që shmangin një pjesë të madhe të taksave, por krijojnë dhe detyrime të mëdha në shtet.

Si rezultat i kësaj, qindra milionë dollarë, të cilat duhet të kishin përfunduar në arkën e qytetarëve për të ndërtuar rrugë, shkolla apo spitale, përfundojnë në llogaritë private të bizneseve të naftës dhe kumarit.

Top Channel