Një legjendë si Andres Iniesta nuk mund të kishte një ceremoni lamtumire të zakonshme.

Duke përfituar nga festimet për titullin kampion dhe Kupën e Mbretit, Barcelona nderoi figurën e mesfushorit, i cili të dielën në mbrëmje luajti minutat e fundit si lojtar “blaugrana”.

Pasi përfundoi ndeshja kundër Real Sociedad, Barcelona kishte organizuar një festë që zgjati një orë. Muzikë, efekte speciale dhe shumë falenderime për Iniestën.

Të gjithë lojtarët u kthyen në fushën e lojës me fanelën numër 8 të Iniestës. Pasi ngriti trofeun e kampionatit, kapiteni mori fjalën mes lotësh: “Kam kaluar 22 vite të mrekullueshme. Ka qenë nder dhe kënaqësi që të mbroja fanelën e Barcelonës, skuadrës më të mirë në botë për mua”.

Suarez, Messi e shumë të tjerë nuk i mbajtën dot lotët…

FOTO GALERI
1/16

Top Channel