Milani, 5 gola për E. League, Crotone i thotë lamtumirë Serie A

20/05/2018 19:59

Përveç skuadrës së katërt që do të shkojë në Champions League, nga Serie A është mësuar gjithçka.

Milani ka arritur të sigurojë një vend direkt në Europa League, teksa mposhti 5-1 Fiorentinën në San Siro. Cutrone realizoi dy gola, ndërsa shënuan edhe Calhanoglu, Kalinic dhe Bonaventura. Për Fiorentinën goli i vetëm u shënua nga Simeone.

Ndërkohë është mësuar edhe skuadra e tretë që do të luajë sezonin e ardhshëm në Serie B, e cila është Crotone pas humbjes 2-1 me Napolin.

Top Channel