Një sasi prej 6 kg heroinë e pastër u sekuestrua të dielën prej Rojës Bregdetare greke në portin e Igumenicës.

Sipas policisë greke, 14 pako të lëndës narkotike e llojit heroinë e pastër, ishin fshehur në parafangon e automjetit Mercedes me targa shqiptare që drejtohej prej një shtetasi spanjoll me origjinë shqiptare, 38 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë.

Burime policore thanë se lënda narkotike ishte montuar në parafangon e automjetit në Fier dhe pasi kishte kaluar në tokën greke, do të imbarkohej në traget me destinacion Italinë, ku edhe do të dorëzonte lëndën narkotike.

Automjeti dhe dy telefona celulare u sekuestruan,ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e skemës së trafikut të heroinës.

Top Channel