Barcelona e mbyll sezonin me 99 gola, fitore minimale ndaj Sociedad

20/05/2018 22:55

Pa Messin në formacion, Barcelona nuk mundi të shënonte më shumë se një gol në fitoren ndaj Sociedad, duke e mbyllur sezonin me 99 gola të shënuar.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve të krijuara nga katalanasit.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 57 nga Braziliani Coutinho.

Ndërkohë, Lionel Messi u aktivizua në minutën e 67 të takimit, por nuk mundi të shënonte në këtë ndeshje të fundit për këtë sezon në La Liga, i cili u dominua pikërisht nga Barcelona.

Top Channel