Është një prej shtëpive më famëkeqe në Britani, një banesë në veri të Londrës ku vrasësi serial Dennis Nilsen “magazinonte” trupat e viktimave të tij, poshtë parketit dhe në oborr. Monstra, që ndërrojë jetë të shtunën e kaluar në moshën 72-vjeçare i mbante për muaj të tërë trupat e viktimave në shtëpi ku kryente marrëdhënie me to dhe më pas i coptonte, i “gatuante” në kuzhinë dhe i groposte.

Sot, “shtëpia e horroreve” në Bulevarin Melrose në veri të kryeqytetit anglez, nga jashtë nuk ka ndryshuar fare. Por brenda ka pësuar një transformim total, pasi është blerë nga një çift i ri, që për më tepër nuk janë fare anglezë.

Bruno dhe Mathilde, nga Portugalia, po kërkonin prej kohësh një shtëpi për të filluar jetën e tyre bashkë, por çmimet e kripura kudo në Londër i bënë që të përfitonin nga oferta. Në fillim nuk e dinin historinë e tmerrshme të banesës, por edhe pasi mësuan për të nuk e panë si problem.

“Është në një vend shumë të mirë pranë parkut, ka dy dhoma gjumi, kopsht dhe është vetëm dhjetë minuta në këmbë nga metroja”, thotë Bruno. “Agjenti na pyeti a kishim parë në google për të. E bëmë dhe mësuam historinë, por nuk u e pamë kurrë si problem. Në fund të fundit ato gjëra kanë ndodhur 35, 40 vjet më parë”. Ndërsa Mathilde tha: “Sigurisht që na vjen keq për viktimat, por asnjë nga miqtë tanë nuk është bezdisuir ndonjëherë”.

Çifti e bleu shtëpinë në vitin 2016 për 493 000 paund dhe iu deshe një vit për ta rinovuar par se të nisnin të jetonin aty.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel