Shihnin një kuti metalike të çuditshme në oborr, por për shumë vite kujtonin se ishte kuti shpërndarjeje e kabllove elektrike.

U desh të kalonin disa drerë pranë shtëpisë, të hanin gjethet e një bime që mbulonte kutinë, pa të kuptonin që brenda kishte diçka tjetër.

“Ishte plot me unaza floriri, disa ishin me gurë diamanti. Mbetëm pa fjalë”, thonë Metju dhe Maria Colona-Emanuel, bashkëshortët që jetojnë në shtëpinë në Staten Island, Nju Jork, SHBA.

Veç stolive, që arrinin një vlerë rreth 52,000 dollarë, kutia kishte edhe një letër të mbyllur në një zarf, me një adresë të shkruar.

Bashkëshortët gjurmuan adresën dhe i pyetën nëse i kishin grabitur ndonjëherë. Rezultoi se stolitë kishin qenë pikërisht të asaj familjeje. Kasaforta ishte grabitur nga një person që u kishte hyrë në shtëpi që në vitin 2011.

FOTO GALERI
1/2
Brenda kishte para të lagura dhe shumë unaza e stoli të tjera, me flori e diamante.

Top Channel