Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sindrit Guri kaloi me sukses testet mjekësore te KV Oostende, duke u zyrtarizuar si blerja më e re e skuadrës belge të futbollit.

“Bomberi” i Kukësit, që do të duhet ende të mbyllë sezonin në Kategorinë Superiore, firmosi kontratën që do ta lidhë për 3 sezone me ekipin e themeluar plot 114 vite më parë.

Klubi belg ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit 24-vjeçar për shifrën e 710 mijë eurove, transferimi më i rëndësishëm i Sindrit Gurit në karrierë, që i hap rrugën dhe shkëlqimit në arenën europiane.

Sulmuesi shkodran, pasi kaloi testet mjekësore, hodhi firmën mbi kontratë, që do ta mbajë të lidhur me Oostenden për 3 vitet e ardhshme. Para se të nisë aventurën në kampionatin belg, Guri do të jetë pjesë e Kombëtares për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën, të parashikuara për t’i zhvilluar para Botërorit 2018, këtë verë.

Top Channel