Pas Empolit, Parma është skuadra tjetër që do të rikthehet në Serinë A, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Emilianët arritën të triumfojnë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Spezias dhe të përfitojnë maksimalisht nga barazimi i Frosinones në shtëpi ndaj Foggias, për t’u renditur në vendin e dytë.

Parma ra në kategorinë e 4-t italiane, ose Serinë D dhe në 3 sezone radhazi, arriti të ngjisë nga një shkallë dhe të rikthehet mes më të mirave.

Nga ana tjetër, pikërisht Frosinone, Bari, Palermo, Venecia, Cittadella dhe Perugia, do të diskutojnë Play Off-in me njëra-tjetrën, për të përcaktuar skuadrën e 3-të që do të ngjitet në Serinë A.

Sa i përket rënies në Serinë C, fati i keq ka qenë me Novarën, Ternanën dhe Pro Vercellin, ndërsa Virtus Entella dhe Avellino ia dolën të sigurojnë edhe një shans në Play Out, për të diskutuar mbijetesën.

Top Channel