Dasma mbretërore britanike mes princit Harry dhe të fejuarës se tij aktores amerikane Meghan Markle, është në përgatitjet e saj të minutës së fundit.

E cilësuar si dasma që do të ndiqet nga një audiencë botërore rekord prej mbi 2 miliardë shikuesish në Evropë, Amerikë, Afrikë e pjesë të tjera të botës, kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses, dhe spekullimeve se kush do e shoqërojë nusen në altar, pasi i ati i saj.

I ndarë nga e ëma, gjendet i sëmurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të udhëtojë dot për në Britani. E ëma e Meghan ndërkohë ka ardhur dhe sot takohet për çaj me Mbretëreshën. Ajo, madje dhe princi Charls, vjehrri i ardhshëm, mendohet se mund të jenë dy nga personat që do zëvendësojnë babain në këtë ceremoni.

Kjo dasmë, e cila mendohet se do kushtoj rreth 30 milionë sterlina më shumë se çdo dasmë tjetër mbretërore deri më tani në Britani, është një dhimbje koke për autoritetet e sigurisë dhe protokollin mbretëror.

Dasma mbretërore, e cila do zhvillohet në qytezën mbretërore Windsor, në veri të Londrës, po i nënshtrohet kontrolleve mjaft të rrepta të sigurisë.

Në ceremoni do të jenë të ftuar nga publiku rreth 2500 të ftuar, ndërkohë në mbrëmjen e dasmës 200 familjarë dhe miq do jenë pjesëmarrës. Princi Harry është djali i vogël i Princit Charles dhe ish-Princeshës së ndjerë Diana, e cila u nda tragjikisht nga jeta përpara 21 vjetësh gjatë një aksidenti automobilistik në Paris.

Interesi i publikut britanik, por edhe atij botëror është i tejskajshëm edhe për faktin se çifti mbretëror janë mjaft të admiruar nga publiku edhe për kauzat publike të bamirësisë që ata i kanë për zemër.

Top Channel