Whitney Houston, e abuzuar seksualisht në moshë të vogël

17/05/2018 18:25

Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte e vogël.

Lajmi shokues është bërë i ditur nga familja e këngëtares në dokumentarin e ri mbi divën e muzikës, që zbulon se ajo që e ka abuzuar ka qenë kushërira e saj.

Tezja e Whitney pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga Dee Dee Warwick, kur ka qenë 9 vjeç.

Dee Dee Warwick, 18 vite më e madhe se Whitney, u bë e varur nga droga dhe vdiq në moshën 63 vjeçare në vitin 2008.

Whitney Houston u gjet e vdekur në vitin 2012, në moshën 48-vjeçare.

Top Channel