U thirrën për përgjimin audio, tre demokratët nuk shkojnë: Jemi në Kuvend

17/05/2018 10:29

Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji nuk janë paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me përgjimin audio të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Për shkak se janë në seancën plenare, ata i kanë kërkuar prokurorisë të shtyjë seancën për një ditë tjetër.

Të hënën Agron Xhafaj bëri kallëzim penal ndaj tre deputetëve, duke pretenduar se përgjimi audio është montazh.

Një ditë më parë ai u vetëdorëzua para autoriteteve italiane në Itali, ndërsa vetë kryeministri Rama tha se ka bërë një ekspertizë ndërkombëtare të materialit, dhe sipas tij është një mashtrim për destabilizim.

Top Channel