Skandali me pornostaren, Trump: Rimbursova avokatin

17/05/2018 09:42

Presidenti amerikan, Donald Trump, zyrtarisht ka pranuar se ka rimbursuar avokatin e tij, që kishte paguar një pornostare për të hequr dorë nga pretendimet për një aferë me presidentin.

Zyra e etikës qeveritare, të mërkurën, ka zbuluar se Trump e kishte vendosur pagesën në deklaratën e tij financiare. Në deklaratë tregohet se Michael Cohen është paguar nga 100 mijë dhe 250 mijë dollarë për shpenzime të regjistruara në 2016.

Më herët, Trump kishte mohuar se kishte dijeni për pagesën 130 mijë dollarëshe për Stormy Daniels. Shtëpia e Bardhë sqaronte në deklaratë se pagesa përfshihej në të për hir të transparencës pavarësisht se Trump nuk ishte i detyruar ta zbulonte atë. Sidoqoftë, shefi i zyrës së etikës qeveritare, shkruan në një letër se pagesa e bërë për Cohen, duhet të raportohet në një nga sektorët e deklaratës financiare.

Pagesa e Stormy Daniels është një problem i mundshëm ligjor për presidentin sepse ajo mund të konsiderohet si një kontribut i paligjshëm elektoral.

Cohen, të dhënat e të cilit në lidhje me marrëveshjen janë marrë nga FBI muajin e kaluar, është tani nën hetim kriminal. Daniels, emri i vërtetë i të cilës ështës tefanie kliford, pretendon se ajo dhe trump kanë pasur marrëdhënie seksuale në një dhomë hoteli në liqenin Tahoe, një zonë turistike mes Kalifornisë dhe Nevadas, në 2006.

Avokati i trump tha se klienti i tij e mohon këtë pretendim. Nëse versioni i aktores është i vërtetë, episodi ka ndodhur vetëm disa muaj pasi Melania Trump ka sjellë në jetë djalin e saj Barron, babai i të cilit është Trump.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel