Kryemadhi: Drejtësinë do ta bëjë populli. Përgjimi është autentik

17/05/2018 11:40

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi drejtësia do të vijë nga populli dhe jo nga Arta Marku.

“E vetmja pengesë që ka Shqipëria për hapjen e negociatave është Edi Rama, largimi i tij është hapja e negociatave. Nëse nuk e keni kuptuar atë progres raport janë prioritete që i mban në dorë vetëm Edi Rama. Sjellja e sotme tregon frikën që ka Edi Rama nga përballja me faktet, të drejtën dhe drejtësinë. Tani koha e drejtësisë po vjen, as nga Arta Marku po nga drejtësia e popullit shqiptar se nuk mund të vazhdojë më që bandat të pasurohen dhe shqiptarët të varfërohen. Parlamentarizmi drejt fundit”, tha Kryemadhi.

E pyetur për përgjimin audio të vëllait të Fatmir Xhafajt, ajo dha këtë përgjigje: “Unë dua të them që audio-përgjimi është i thjeshtë. Dhe në këtë rast për të provuar autenticiteti që është i vërtetë, nuk është ky problemi po kapja e sistemit të shtetit. Problemi është që vëllezërit e kryeministrave dhe ministrave a po përdorin institucionet shtetërore për t’u pasuruar. Se ça ka bërë Agron Xhafaj në jetën e vetë do mbaj ai përgjegjësi dhe institucionet që nuk kanë zbatuar urdhrin”, tha më tej Kryemadhi.

Top Channel