Po ashtu si edhe në javën e kaluar, pasi e konsumoi kohën e tij duke folur në Kuvend, kreu i PD, Luzim Basha e vazhdoi fjalën e tij në “Facebook”.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tërhoqi vëmendjen duke ndërprerë dy herë për 10 minuta seancën. “E ndërpres seancën, duke të tërhequr vëmendjen sipas rregullores së Kuvendit”, tha Ruçi duke iu drejtuar Bashës.

Megjithatë, Basha vazhdoi fjalën e tij dhe akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.

Top Channel