Pylli i Sodës si landfill. U “pastrua” një muaj më parë, në aksion edhe Peleshi

16/05/2018 20:02

Edhe pse ende nuk ka kaluar një muaj nga aksioni i pastrimit, situata vazhdon të jetë problematike në zonën e Pyllit të Sodës. Mbetje inerte dhe urbane vazhdojnë të hidhen në çdo cep të këtij pylli.

Prej kohësh, zona e Pyllit të Sodës është një kosh natyror gjigand mbetjesh të njeriut dhe është larg të quajturit “mushkëri” e qytetit të Vlorës.

Aksioni i udhëhequr nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, më 18 prill, siç duket nuk mjafton dhe pastrimi i pyllit, për shkak se mbetjet janë të depozituara prej vitesh, duhet të jetë rrënjësor dhe të ndalohet hedhja e mbetjeve në të ardhmen.

Pra, zgjidhja duhet të jetë më e qendrueshme se një aksion para kamerave.

Mbetje inerte apo nga punishtet dhe restorantet e ndryshme që operojnë në Vlorë hidhen pothuaj çdo ditë në pyll. Problemi kërkon një zgjidhje, pasi në rrethin e Vlorës, jo vetëm Pylli i Sodës, por edhe zonat rurale të Bashkisë së Vlorës nuk kanë një plan menaxhimi ose një landfill për grumbullimin e tyre.

Top Channel