Për shumicën e nënëave, rritja e një fëmije është një sfidë. Por një nënë australiane e di më së miri këtë, pasi ka rritur plot 50 fëmijë.

Noelene Lever, sot 78 vjeçe, është një grua aborigjene,që jetën e saj ia ka kushtuar kujdesit për fëmijët e birësuar dhe pesë fëmijëve të saj biologjik. Ajo ka punuar shumë, në shtatë ditë të javës për të rritur të paktën 8 fëmijë njëkohësisht.

Fëmijën e saj të parë biologjik e ka lindur kur ishte 20 vjeç, dhe pasi lindi pesë fëmijët e saj, bashkëshorti i ndërroi jetë në një aksident tragjik, duke e lënë të ve që në moshën 36-vjeçare.

Familja e saj shkoi në Sidnej për të gjetur një punë më të mirë që të mbante familjen. “ I vura para fëmijët dhe u thashë: Ne mund të jetojmë këtu me bukë e gjalpë, ose të shkojmë në Sidnej dhe të kemi devon dhe salcë domate në pjatë, dhe ata ranë dakord për të lëvizur”, ka rrëfuar Lever për Daily Mail Femail.

Ajo nisi punë në Ndihmën Ligjore për Aborigjenët, ku përfshihej dhe Shërbimi për fëmijët Aborigjen, ku dhe Noelene nisi të birësojë fëmijët.

Ndërsa sot për shkak të problemeve me shëndetin, po rdhe moshës së thyer, ajo nuk birëson më fëmijë, por kalon kohën me fëmijët e saj, 30 nipërit e mbesat, 34 stërnipër e stërmbesa dhe tre stër-stër mbesa.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel