Nënkalimi me ujë ndan lagjen, banorët me çizme dhe traktorë për tek tokat

16/05/2018 15:22

Banorët e lagjes “18 Tetori” në qytetin e Lushnjes prej vitesh po përballen me vështirësinë e kalimit në tokat e tyre.

Shkak është mosfunksionimi i nënkalimeve. Lagja “18 Tetori” ndërpritet nga “by pass” i Lushnjes ku nga njëra anë janë banesa dhe nga ana tjetër janë tokat.

Këtyre banorëve i duhet të kalojnë mbi tre herë në ditë në këtë nënkalimi, i cili është i mbushur me ujë. Banorët thonë se ka vite që nënkalimet janë në këto gjendje. Duhet të kalojnë me çizme dhe mbi disa gurë të vënë nga vetë banorët, me e vështirë bëhet për mjetet bujqësore dhe për automjetet pasi uji arrin deri në 60 cm.

Shkak sipas tyre i kësaj gjendje është mos funksionimi i kanalit që është pa pastruar prej vitesh, i cili ka bërë që uji te mbetet në vend.

Të kontaktuar përfaqësues të bashkisë së Lushnjes shprehen se janë në dijeni të situatës, por nuk mund të ndërhyjmë pasi këto nënkalime janë nën juridiksionin e autoriteti të rrugëve. Ne këtë “by pass” janë 2 nënkalime ku të dyja janë në të njëjtën gjendje të pakalueshëm.

Top Channel