Gazetari i KMTV-së ishte duke raportuar live nga vendngjarja mbi një ndërtesë ku ishte mbjellë kanabis, kur një person del nga ndertesat me bimën e kanabisit në dorë.

Sapo sheh kamerat ai ia fut vrapit pa e lëshuar bimën nga dora. Gazetari Cameron Tucker po fliste direkt për një çift bashkëshortësh që kishin mbjellë rreth 100 bimë kanabis brenda hangarit të tyre.

Yvette dhe Neil Hartley e pranuan që kishin mbjellë bimën gushtin e kaluar, por kanë deklaruar se e kanë pasur për përdorim personal.

Top Channel