Buffon largohet nga Juve, por e kërkon një skuadër e madhe evropiane

16/05/2018 14:53

Ndërsa Juve ka arritur marrëveshjen me një tjetër portier, Gigi Buffon të enjten pritet të deklarojë lamtumirën, por me shumë gjasa vetëm nga Juve, pasi një klub i rëndësishëm evropian që luan në Champions League kërkon shërbimin e kapitenit të Juves.

Buffon do të sqarojë të enjten lamtumirën nga Juve dhe do ta bëjë këtë në shenjë respekti. Kapiteni e di mirë që Juve ka investuar për një tjetër portier dhe nuk ka ndërmend që me prezencën e tij ti bëjë hije portierit polak, që nga ana e tij ka bërë shumë mirë. Gigi padyshim do të falenderojë Juven për besimin dhe investimin që ka bërë për të gjatë këtyre viteve, por ai do të shprehë padyshim edhe bindjen e tij se mund të vazhdojë të luajë ende edhe për disa vite në nivele të larta.

Ofertat nuk kanë munguar nga Arabia Saudite, Kina dhe Amerika Latine, madje së fundmi edhe nga Evropa. Sipas asaj që zbulon gazetari dhe komentatori i njohur Bruno Longhi, një skuadër e rëndësishme e Champions League ka shfaqur interes për të. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe duke bërë një arsyetim të thjeshtë Real Madrid, PSG dhe Liverpool janë në kërkim të një portieri.

Nëse një gjë e tillë rezulton e vërtetë, ky është padyshim një lajm shumë i rëndësishëm. Buffon ka edhe një natë të gjatë për t’i menduar të gjitha. Mbase mund edhe të kërkojë kohë për të marrë një vendim kaë të rëndësishëm. Ndoshta edhe mund ti bindet dëshirës së familjes, për të qëndruar më pranë me ta. Gjithësesi, kur flitet për Buffon ai padyshim është një lajm i mirë.

Top Channel