Aksi Tiranë-Plepa do të rindërtohet dhe lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në turin e dëgjesave për bashkëqeverisjen.

Në takimin me banorët e Pezës, shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu dhe Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, deklaroi se në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë nisur bisedimet për rindërtimin e këtij aksi, që do t’i jepte kryeqytetit një hyrje të re, por njëkohësisht edhe një impuls të ri zhvillimit ekonomik të gjithë zonave ku kalon.

“Bashkë me ARRSH-në po gjejmë një fond për rrugën kombëtare Tiranë – Ndroq. Po të kemi të njëjtën frymë bashkëpunimi, siç kemi pasur në këto tre investime kryesore, do të ecim akoma më shpejt”, tha Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se Njësia administrative e Pezës ka qenë dëshmitare e një numri investimesh të cilat do të shtrihen në të gjitha lagjet e saj, teksa shtoi se transformimi ka prekur edhe fshatrat e njësisë.

Top Channel