Tropojë, fadromisti godet aksidentalisht punëtorin. Ndërron jetë 49-vjeçari

15/05/2018 10:32

Një 49-vjeçar humbi jetën në fshatin Çerem të Tropojës. Sipas njoftimi zyrtar të policisë, Flamur Alla, 45 vjeç nga Elbasani, fadromist i firmës së ndërtimit, ka qenë duke punuar në brendësi të tunelit të Çeremit.

Aksidentalisht ai ka goditur me fadromë punonjësin tjetër të firmës, A. Ll, 49 vjeç nga Elbasani, i cili ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel