Të jetosh me ish-burrin dhe të dashurën e tij

15/05/2018 18:54

Pak kush do ta mendonte që të jetonte nën të njëjtën çati me ish-bashkëshortin dhe të dashurën e tij e të ndjehej e lumtur.

Ky është rasti i 48-vjeçares Heather Bird, e cila u dicorcua nga burri i saj, multimilioner, pas 10 vitesh martesë.

E siç ndodh në të shumtën e rasteve mes çifteve ndahet edhe pasuria, por Heather dhe bashkëshorti i saj Robert Tchenguiz nuk kanë rënë dakord që banesa ku ata kanë kaluar shumë vite së bashku t’i kalojë në pronësi vetëm njërit prej tyre, duke arritur një marrëveshje që të jetojnë të dy brenda saj.

E në rezidencën 4 katëshe jetojnë 57-vjeçari Robert me të dashurën e tij të re, modelen polake Julia Dybowska, si dhe Heather Bird me fëmijët.

Në një intervistë për të “The Times”, ajo ka deklaruar se është e lumtur për ish-in e saj, si edhe ka vlerësuar lart të dashurën e tij të re 27-vjeçare, duke thënë se ajo ka një ndikim pozitiv si tek ish-bashkëshorti, por edhe tek anëtarët e tjerë të familjes.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel