Plehrat u mblodhën para kamerave, u futën nëpër qese dhe…u lanë po aty

15/05/2018 20:04

E shndërruar në vend-depozitim mbetjesh, një vijë bregdetare prej 5 km në Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës nuk ka ndryshuar as me aksionin e trumbetuar si sukses nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi se bashku me kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë pak ditë më parë.

Thasë me mbetje nga pastrimi kanë mbetur po pranë plazhit dhe do të mjaftojë një stuhi për t’i kthyer atje ku u mblodhën me aksion vullnetar.

Mbetjet që lundruan bashkë me rrjedhën e lumit të fryrë nga reshjet e orëve të fundit tashmë po përfundojnë në det në plazhin e Vilë-Bashtovës të Rrogozhinës. Me daljen në det, mbyllet cikli për Shkumbinin, një prej lumenjve më të ndotur në vend, por nis rrethi vicioz për peshqit dhe botën nënujore.

Me mijëra ton mbetje plastike dhe spitalore kane përfunduar në këtë bregdet.

Në prag te sezonit këto pamje janë prova e qartë se kjo vijë bregdetare vetëm për plazh nuk mund të shfrytëzohet dhe se si aksionet joefikase shpesh sjellin pasoja të rënda per turizmin duke tërhequr vizitorë, të cilët pas një dite në këtë plazh nuk do të duan të kthehen më këtu.

Top Channel