Balla-socialistëve: Miratoni çdo akt në komisione, pavarësisht zhurmës së opozitës

15/05/2018 10:05

Kreu i grupit parlament të PS-së, Taulant Balla u ka kërkuar socialistëve të miratojnë çdo akt të parashikuar në mbledhjen e komisioneve, pavarësisht zhurmës së opozitës.

Porosia është dhënë gjatë një mbledhje të tij me deputetët e komisioneve të ekonomisë dhe shëndetësisë, të cilët sipas axhendës parlamentare kanë të parashikuar mbledhje këtë të martë.

“Kemi përgjegjësinë për të qeverisur vendin. E dimë që PD kërkon të bllokojë rrugën tonë europiane. Por ne duhet të vijojmë përgjegjësinë tonë. Komisionet sot të vijojne sipas axhendës”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Gjithashtu në këtë mbledhje është marrë vendimi që socialistët të jenë në këto komisione, duke përshpejtuar punën.

Top Channel