Me armë në rrugë për hashash, plagosje në Tiranë

14/05/2018 14:56

Të shtëna me armë zjarri shkaktuan panik mbrëmjen e së dielës në kryeqytet.

Tre të rinj u konfliktuan fizikisht në bulevardin “Bajram Curri”, pranë zonës së njohur si “Pallati me shigjeta”, ngjarje që përfundoi me përdorimin e armës. I plagosur në këmbë mbeti 25-vjeçari Andrea Brigo, i cili sipas policisë dyshohet të jetë përdorues i lëndëve narkotike nisur edhe nga një sasi kanabisi që kishte me vete.

Policia shpalli në kërkim dy autorët e plagosjes , Albert Gjopali dhe Xhoni Hitaj 22 dhe 23 vjeç të cilët akuzohen për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. Po ashtu një tjetër person u arrestua nga policia pasi ka përkrahur autorët e krimit duke i dhënë mjetin e tij për tu larguar nga vendngjarja.

Policia gjeti disa gëzhoja pistolete ndërsa nisi hetimet për tentivën e vrasjes, motivet e së cilës mbeten ende të paqarta pasi edhe i dëmtuari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me uniformat blu. Burime nga policia thonë se konflikti mund të ketë ndodhur për ndonjë femër ose për hashashin pasi dy personat e përfshirë në ngjarje rezultojnë me precedent penal.

Top Channel