Foto Arkiv

Disa persona, që dyshohet si të maskuar, kanë hyrë në banesën e një 53-vjeçari dhe janë larguar andej me një sasi të konsiderueshme parashë e sendesh të tjera me vlerë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Boboshticë.

Banesa e shtetasit me inicialet Th.M., 58 vjeç, ka rënë pre e personave të maskuar.

Policia thotë se nga deklarimet e para të pronarëve të shtëpisë dyshohet se janë vjedhur 20 milionë lekë të vjetra dhe disa bizhuteri. Fatmirësisht ngjarja nuk ka patur viktima.

Uniformat blu deklarojnë se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Top Channel