Sherr për pronat, bën për spital të vëllanë dhe nipin; arrestohet

13/05/2018 21:39
Foto arkiv

Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.

43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F.T., 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.

Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij.

Ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë. 43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.

Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Top Channel