Juventusi tejkalon vetveten! Mrekullia e shtatë mbërrin edhe matematikisht

13/05/2018 22:43

Ajo që pritej që pas hapit fals të Napolit ndaj Torinos, ndodhi. Juventusi u shpall kampion i Serisë A edhe matematikisht.

Bardhezinjëve u duhej vetëm një pikë për të arritur tek titulli i shtatë radhazi dhe aq morën në kryendeshjen e javës së parafundit të Serisë A.

Në Olimpico, ndeshja mes Romës dhe Juventusit prodhoi gjithçka. Prodhoi emocione, kartonë, polemika e raste, por jo gola.

Roma siguroi nga ana tjetër pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por festa u takon e gjitha bardhezinjëve.

Juventusi tejkaloi vetveten dhe ngre kështu titullin e shtatë radhazi në kampionatin italian, si askush tjetër më parë dhe realizon dopietën e katërt po në katër sezonet e fundit.

Top Channel