Sulm me thikë në zonën e operës në Paris, policia vret autorin

12/05/2018 22:02

Një person u vra dhe disa të tjera u plagosën si pasojë e një sulmi me thikë në Paris. Agresori, i cili nuk është identifikuar, u eliminua fizikisht nga policia.

Incidenti ndodhi në zonën e Operas në qendër të Parisit. Mediat lokale thanë se agresori sulmoi kalimtarë të rastit të rrugë. Si pasojë e sulmit 8 persona mbetën të plagosur.

Dëshmitarë okularë thanë se agresori thirri Allahu Akbar apo zoti është i madh ndërsa ju vërsul kalimtarëve. Po ashtu raportohet se agjentët e policisë tentuan fillimisht ndalin të dyshuarin me pistoletat elektrike, por kur kjo nuk funksionoi, ata hapën zjarr duke e vrarë atë.

Si pasojë e incidentit, paniku mbërtheu me qindra që ishin në zonë, të cilët ia mbathën duke u strehuar ku të mundeshin si restorantet apo dyqanet aty pranë. Policia franceze më pas izoloi zonën e sulmi dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të cilën detajet janë ende të pakta.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collombe pasi shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmit, përgëzoi agjentët e policisë për reagimin e shpejtë.

Top Channel