Në Spanjë është një luftë Ferrari-Mercedes, e shtrirë në kohë, shpejtësi dhe përzgjedhje. Mercedes arrin kohët më të mira edhe në sesionin e tretë, Ferrari ka shpejtësinë më të lartë, ndërsa zgjedhja e gomave ka bërë diferencën në pistë.

Diferenca në kohë mes Mercedes dhe Ferrarit në 24 orët e fundit është përgjysmuar dhe kokëkuqja kërkon të luajë gjithçka për gjithçka në kualifikuese dhe garë, ku për momentin ka treguar se ritmin më të mirë. Në sesionin e provave të treta ka qenë sërish Hamilton më i shpejti në pistë, me kohën 1.17.281. Pas tij u rendit Bottas me vetëm 13 të mijtëtat më ngadalë, ndërsa Vettel me diçka më shumë se 2 të dhjetat u rendit në vendin e tretë. Të tre pilotët e parë përdorën gomat Supersoft.

Nuk kanë munguar daljet nga pista, me Stroll, Grossjean dhe Hartley. Ky i fundit u përplas me muret rrethuese 2 minuta përpara fundit, duke bërë që të valëvitet flamuri i kuq.

Kimi Raikkonen që në këtë sesion u rendit në vendin e katërt, mëngjesin e së shtunës ka ndërruar motorin e njëvendëshes së tij, pas problemeve që shfaqi në sesionin e dytë. Duke qenë se ky është motori i parë që zëvendëson në këtë sezon, nuk ka do të ketë asnjë penalitet në linjën e nisjes për finaldezin.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel