100 mijë vende të reja pune në prill. Greqia, gati t’i japë fund krizës

11/05/2018 11:53
Nga e majta: Christine Lagarde (FMN), Jean-Claude Juncker (KE) dhe Mario Draghi (BQE)

Me një lule nuk vjen pranvera, e këtë e di mirë edhe Alexis Tsipras. Megjithatë, Greqia po fillon raundin e fundit të tratativave me huadhënësit për t’i dhënë fund epokës së “Trojkës”, duke festuar me një rekord të vogël, por domethënës.

Plot 100 mijë vende të reja pune janë krijuar vetëm gjatë muajit prill. Prej tyre, 55.6% janë me orar të plotë, nëse 44.4% me orar të pjesshëm.

Prilli është muaji i katërt radhazi që shënon një bilanc pozitiv mes punësimeve të reja dhe personave që kanë braktisur një vend pune, e prej janarit të këtij viti janë regjistruar plot 155 mijë të punësuar, duke kapur kështu rezultatin më të mirë të 18 viteve të fundit.

Gjithsesi, askush nuk feston. Shkalla e papunësisë në Athinë, pavarësisht se ka zbritur nga 26% në vitin 2015, në 20.7% aktualisht, mbetet sërish e lartë. Thuajse gjysma e të rinjve (një në dy të tillë) të grupmoshës 15-24 vjeç nuk mundet të gjejë një vend pune. Ajo që udhëheq të dhënat e muajit prill është pikërisht nisja e sezonit turistik, që ka krijuar thuajse 80 për qind të vendeve të reja të punës në dispozicion.

E vetmja gjë që pranojnë të gjithë është se trendi është pozitiv. Këtë vit, vetëm gjatë muajit prill ka pasur 8.000 të punësuar më shumë krahasuar me vitin 2017, duke konfirmuar rimëkëmbjen e druajtur kombëtare dhe duke parashikuar kështu një sezon veror që duket i destinuar të shënojë një rekord të ri të të huajve që do të vizitojnë vendin.

Të dhënat pozitive të punësimit i japin qeverisë greke mundësinë të përqëndrohet tashmë në një muaj vendimtar për t’i dhënë fund krizës.

Këtë javë, teknicienët e Bashkimit Europian, të Bankës Qendrore Europiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar do të rikthehen sërish nën këmbët e tempullit të Akropolisit, për të verifikuar gjendjen e zbatimit të reformave të imponuara Greqisë. Me përjashtim të ndonjë detaji të vogël, Athina me gjasë do ta kalojë këtë test.

Thënë këtë, brenda fundit të majit do të mund të merret edhe “ok”-i teknik i përfundimit të programit të mbikëqyrjes të detyruar nga “Trojka” që prej vitit 2010, në këmbim të huadhënies prej 330 miliardë eurosh.

Eurogrupi thuhet se më 21 qershor do t’i japë “dritën jeshile” këstit të fundit të ndihmës prej 12 miliardë eurosh, e vetëm pak kësaj do të mund të aprovohet edhe një plan për ristrukturimin e borxhit grek. Nëse nuk do të dalin pengesa përpara, Athina brenda fundit të muajit gusht do të mund të dalë formalisht nga “mbikëqyrja” e “Trojkës”.

Top Channel