Eugent Bushpepa ngriti në këmbë të gjithë botën me vokalin e tij në gjysmëfinalen e “Eurovision”, me përjashtim të Kinës, e cila vendosi të censurojë këngën “Mall”.

Shkak i censurës nga shteti i më shumë se 1.5 miliardë personave janë bërë tatuazhet e këngëtarit shqiptar.

Kënga e Gent Bushpepës nuk ishte e vetmja që nuk u transmetua në Kinë. Bashkë me të, shteti aziatik censuroi edhe këngën e Irlandës për shkak të perfomancës të dy balerinëve që interpretonin historinë e një çifti.

Gjithashtu televizioni kinez “Mango TV” censuroi edhe disa flamuj të komunitetit “LGBTI” në publik duke i fshehur ato.

Top Channel