Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinaj, është e pakonceptueshme që Europa e quan veten të lirë, kur shqiptarët, një ndër popujt më të vjetër pjesë e këtij kontinenti, nuk munden të lëvizin lirshëm.

I ndodhur në Tiranë për të marrë pjesë në përkujtimoren e organizuar në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, Haradinaj bëri një deklaratë të fortë.

“Europa tani duhet të hapë negociatat me Shqipërinë. Europa duhet t’i japë liberalizim popullit të Kosovës. Si ka mundësi që Europa të jetë e lirë dhe të ketë liri të plotë, nëse një popull i Europës nuk është i lirë: shqiptarët?”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Padrejtësinë, kreu i Qeverisë së Kosovës e sheh te të dyja shtetet.

“Njërit nuk i jepet mundësia e lirisë, ose i vonohet apo i ka shkuar shumë kohë e gjatë që negociatat t’i japin statusin e barabartë dhe të lirë në familjen e popujve. Dhe tjetrit, Kosovës, i vonohet e drejta të lëvizë lirshëm në territorin e vet, në këtë rast në Europë. Ne do të punojmë për ato vlera që kemi interes jetik, për ato interesa që janë strategjike për shqiptarët”, deklaroi më tej Haradinaj.

Top Channel